Për herë të parë në futboll: Kosova dhe Shqipëria takohen në tetor në një ndeshje të karakterit garues

Në muajin e ardhshëm, Shqipëria U21 do të jetë nikoqire e Kosovës në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Europian.

Kosova dhe Shqipëria do të zhvillojnë për herë të parë një ndeshje të karakterit garues në futboll, pasi që më parë mes dy vendeve kishte vetëm ndeshje miqësore.

Kjo ndeshje do të zhvillohet mes grupmoshave U21 më 15 tetor në ‘Elbasan Arena’ me fillim prej orës 19:00 në kuadër të Grupit 3 dhe është e vlefshme për Europianin që zhvillohet më 2021.

Shqipëria renditet në vendin e pestë me dy pikë, pas katër ndeshjeve të zhvilluara. Ndërsa, Kosova ndodhet në pozitën e dytë me 6 pikë, pas tri ndeshjeve të zhvilluara.

Së bashku me Shqipërinë dhe Kosovën në grup janë edhe Anglia, Austria, Turqia dhe Andorra. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT