U vra në mes të rrugës/ Momentet e fundit të 40-vjeçares shqiptare, u dëgjua teksa thërriste për ndihmë

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë, ku një 40-vjeçare shqiptare dyshohet se u vra me thikë nga bashkëshorti i saj.
Ky i fundit është shpallur në kërkim nga autoritetet greke, teksa viktima 40-vjeçare është identifikuar si Enkelejda Danaj. Ajo kishte bërë 3 denoncime për dhunë ndaj bashkëshortit, i cili ishte arrestuar 3 herë, por është liruar nga drejtësia.
Ndërkohë, raportohet se disa banorë të zonës ku ajo u gjet e vdekur, kanë dëgjuar të bërtiturat e saj për ndihmë. Siç tregon pronarja e një biznesi, në ato momente ndodhej në dyqanin e saj, kur një klient dëgjoi shqiptaren që thërriste për ndihmë dhe njoftoi policinë.
“Në mëngjes në orën 5:10 vij për të pirë kafen, hyn një klient dhe më thotë, mbylle derën, mos e hap se kanë vrarë një vajzë këtu, kam marrë policinë. U tremba dhe nuk e pyeta, por edhe atëherë më thotë mos e hap derën. Vajza thërriti për ndihmë dhe njoftoi policinë”, dëshmon ajo.