Të dënuarit në burgun e Peqinit në grevë urie! Nga ushqimi, tek kanalet televizive, ja kërkesat e tyre

Të dënuarit në burgun e Peqinit kanë hyrë në grevë urie tashmë prej 3 ditësh.

Mësohet se bëhet fjalë për të dënuarit në regjimin “biss”, të cilët refuzojnë ushqimin dhe kanë ngritur disa kërkesa.

Ata kërkojnë që të lejohet futja e ushqimit nga familjarët, e po ashtu të lejohet të blejnë ushqime.

Ndër kërkesat e tyre janë dhe të kenë ndriçim të hapur nga dritarja, jo me zgarë si dhe tu lejohen të gjitha kanalet TV, pasi me vendim të AMA-s u lejohen vetëm 5 kanale televizive, kryesisht programe edukuese.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT