Vrasja e shqiptares në mes të Athinës/ Reagon kryeministri grek Mitsotakis: U bëj thirrje…

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Athinë, ku 40-vjeçarja shqiptare Enkelejda Danaj u vra nga ish-bashkëshorti.

Mitsotakis përmendi masat që po merren nga qeveria greke për t’i parandaluar këto ngjarje.

“Po bëjmë një përpjekje të madhe nga njëra anë duke trajnuar policinë për të menaxhuar siç duhet këto incidente, po bëjmë një fushatë informuese në mënyrë që gratë të dinë se mund t’u drejtohen autoriteteve për mbrojtje. Këto politika nuk do ta zgjidhin problemin por do ta reduktojnë në mënyrë drastike. U bëj thirrje grave që të përdorin edhe strukturat pritëse, sepse kur nuk ka strehim të sigurt, gjërat mund të jenë potencialisht të rrezikshme”– tha ai.

Në 5 vitet e fundit në Greqi kanë ndodhur gati 100 raste të femicidit. Vrasja e 40-vjeçares është rasti i 6 për 2024.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT