Lotaria Amerikane/ Kur nisin aplikimet dhe disa udhëzime nga ambasada

Prej orës 18:00 të datës 2 tetor dhe deri në orën 17:00 të datës 5 nëntor 2019, të gjithë qytetarët shqiptarë që nuk u ka buzëqeshur fati në lotaritë e mëparshme për të marrë vizën amerikane, mund ta provojnë sërish.
Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi se përgjatë kësaj periudhe do të qëndrojë i hapur seksioni i aplikimeve online. Njoftimi shoqërohet me një link që të çon tek udhëzimet e plotësimit të dhëna me detaj, që nga formati i fotografive që duhet e deri tek shmangia e çdo deklarimi të rreme.
Prej disa vitesh, shqiptarët renditen të parët sa i takon numrit të aplikimeve në krahasim me numrin e popullsisë. Në 2017 ishin plot 367 mijë aplikantë, ose mbi 10 për qind e popullsisë që provuan fatin për rreth 4 mijë fitues që u shpallën më vonë.
Dëshira e madhe e shqiptarëve për t’u larguar nga ky vend ilustrohet më së miri me faktin që në ditët e para të hapjes së aplikimeve për lotarinë amerikane dhe në ditët e para kur dalin emrat e personave fitues, faqja e posaçme e Departamentit të Shtetit për këtë sektor del jashtë funksionit, si pasojë e fluksit të madh.
Njoftimi
️ | Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 17:00! Vazhdoni të na ndiqni në Facebook për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Këtu mund t’i gjeni udhëzimet: https://bit.ly/2l7myjg
️ | Entries for the DV-2021 Lottery Program may be submitted from October 2, at 6:00 pm – November 5, 2019, at 5:00 pm! Continue following us on Facebook to receive tips about filing out your application. My first tip is to go to our website and read this year’s instructions. They are translated into Albanian! You can find the instructions here: https://bit.ly/2l7myjg“, shkruhet në postim.