SPAK kërkon “kokën” e bosëve të krimit! Zbulohen EMRAT e tjerë që pritet të arrestohen

Janë zbuluar emra të rinj të përfshirë në urdhër-arrestet e SPAK në mega-operacionin në kërkim të bosëve të krimit.

Mësohet se janë lëshuar gjithsej 43 urdhër-arreste, nga të cilat deri tani janë ekzekutuar 9. Nga këto, mësohet se urdhër arreste janë lëshuar për Plarent Dervishaj dhe Indrit Doklen.

Endrit Dokle, ish-anëtar i bandës së Durrësit, doli nga burgu më 14 janar 2020, ku në fakt duhet të qëndronte përjetë sipas vendimit të gjykatës. Ai është një nga rivalët kryesorë të Ervis Martinajt i cili pagoi edhe Nuredin Dumanin për “kokën” e tij. Ndërkohë, Plarent Dervishaj është kunati i Lulzim Berishës dhe një prej personazheve kryesore të Bandës së Durrësit.

Të dy janë të strehuar në Dubai dhe autoritetet shqiptare nuk kanë mundësi për ekstradimin e tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT