Katër orë në SPAK, Engjëll Agaçi tregon për çfarë u mor në pyetje

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi ka dalë nga SPAK pas 4 orësh. Në një deklaratë për mediat, Agaçi ka deklaruar se është pyetur për dosjen e Inceneratorëve.
“U thirra për inceneratorin e Tiranës. Ky nuk duhet të përbëjë një lajm, të gjithë duhet të jemi në dispozicion dhe funksion të organeve të drejtësisë”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.
Ndërkohë më 15 maj Zv.kryeministrja Belinda Balluku dëshmoi për tre orë në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër te hetimeve që po kryhen për inceneratorin e Tiranës. Balluku tha pas daljes nga SPAK se shpreson që dëshmia e saj të ketë shërbyer për zbardhjen e kësaj dosje, në mënyrë që të vendoset drejtësi.