“Bën sikur është demokrat”/ Basha “thumbon” Ilir Metën: E ka zënë frika e tmerrshme se…

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj kreut të PL-së, Ilir Meta se kërkon të marrë votat e demokratëve dhe t’i dërgojë tek Edi Rama.
Në një konferencë për mediat, Basha tha se Meta dhe politikanët si ai kërkojnë ta mbajnë Shqipërinë si një pronë të përbashkët.
“Duan ta mbajnë Shqipërinë si një pronë të përbashkët të një grushti qeveritarësh, oligarkësh, mundësish të kontrollojnë çdo aspekt të jetës.
Kurrë s’ka qenë më e qartë diferenca, midis një grupi njerëzish që duan status quo-n. S’ka rëndësi njëri në qeveri, tjetri sapo e la postin e presidentit dhe qëllim ka kryesor të bëjë sikur është demokrat i mbaruar që të marrë votat e demokratëve ti çojë tek Edi Rama, ti trafikojë atje.
Këtë janë njerëz që nuk u bëhet vonë për asgjë tjetër përveç fatit të tyre personal, pushtetit e pasurimit të tyre, si edhe në rastin aktual frikës së tmerrshme që kanë nga ora e llogarisë. PD qëndron si forca e vetme parlamentare, që kërkon ndryshim rrënjësor.”– tha Basha.