Nëse Reforma në Drejtësi, s’do qe vonuar dhe penguar nga opozita, do kishte mbaruar që para një viti!

Kushtetuta e re e Vendit,

me 140 vota u votua,

si një sukses i jashtëzakonshëm,

ky votim u certifikua!

 

Që opozita kishte votuar nga halli,

shumë shpejt këtu u kuptua,

se menjëherë veç e veç,

çdo Ligj në Kushtetuese u çua!

 

Ndaj i dhamë opozitës rrugore,

dekoratën e lartë të hipokrizisë,

dhe atëherë opozita nuk qe rrugore,

dhe s’kishte as votat e LSI-së!

 

Po dhe për LSI-në u kuptua,

që qe kundra Reformës në Drejtësi,

nga qëndrimi dyfytyrësh i P.Vasilit,

në “Komisionin Xhafa” si përfaqësues nga LSI!

 

Edhe i famshmi Adriatik Llalla,

opozitës për çudi i qe bashkuar,

qëllimi i kundërshtarëve qe i njëjtë,

reformën sa më shumë për të vonuar!

 

Po Gjykata jonë Kushtetuese,

të gjitha pretendimet e opozitës i rrëzoi,

megjithatë me këto gërr-mërre,

opozita reformën plot dy vjet e vonoi!

 

Për këtë Llalla u shpall nga Amerika person “Non Grata”,

duke qenë ende Prokurori në detyrë,

dhe kështu i goditur brinjë më brinjë,

çdo ditë “i qetë” vazhdonte të shkonte në zyrë!

 

Tani opozitës i qe shtuar dhe LSI-ja,

po kundër Reformës s’qenë shtuar rezultatet,

pikërisht për të zhbërë Reformën në Drejtësi,

opozita i dogji të gjitha mandatet!

 

Po bllofi i radhës dot nuk i ndihmoi,

as ideja e një Parlamenti të bllokuar,

Ambasada Amerikane me ngulm kërkoi,

gjithë ikanakët për t’u zëvendësuar!

 

Vendimet politike për braktisjen e Kuvendit,

jo tek të gjithë zuri vend,

se nga lista e Lulit dhe Monikës,

plot dyzet deputetë të rinj hynë në Kuvend!

 

Dhjetë protestat e opozitës rrugore,

dhe qindra “Molotovë” në Kuvend e Kryeministri,

u bënë pa më të voglin dyshim,

vetëm kundër Reformës në Drejtësi!

 

Edhe braktisja e zgjedhjeve lokale,

dhe krijimi i vatrave të nxehta,

u bënë kundër Reformës në Drejtësi,

tok me mish mashin e Dekreteve të Zotit Meta!

 

Kundër Reformës në Drejtësi,

u bënë bashkë mendjet më të liga,

ajo u vonua-po s’mund të dështonte,

se demin për brirësh e kish kapur Amerika!

 

Tani nuk ligjëron më telendari P.Vasili,

se Reforma në Drejtësi ka dështuar,

se Byroja e Hetimit dhe SPAKU,

tani me përparësi  janë duke u krijuar!

 

Edhe kushtet për hapjen e bisedimeve,

më të shumtat kanë lidhje me Reformën në Drejtësi,

sikur dhe vetëm për këtë arsye,

ajo s’mund të dështoi kurrsesi!

 

Reformën më jetësore në Vend,

ta ndalë askush nuk ka fuqi,

para pak ditësh me opozitën e re në Kuvend,

u votuan dhe ligjet e fundit të Reformës në Drejtësi!

 

A.DUKA

Back to top button
LAJMET E FUNDIT