Dënohen gjashtë shqiptarë në Angli! Si e ngritën “perandorinë” e drogës nga një shtëpi e braktisur

Gjashtë persona shqiptarë janë dënuar nga gjykata në Angli, si pasojë e kultivimit të kanabisit.

Policia sekuestroi një banesë të braktisur të cilën shqiptarët e kishin kthyer në një “fermë” të prodhimit të drogës. Sipas hetimeve kjo “fermë” drejtohej nga shqiptarët në formën e një grupi kriminal i organizuar.

Të akuzuarit: Alitor Deda, 30 vjeç, Andi Teta, 33 vjeç dhe Ali Qerfozi, 42 vjeç, u dënuan me nga 24 muaj burgim; Erijon Gjoka, 21 vjeç, iu dha 18 muaj; Edison Markeci, 21 vjeç dhe Augustin Mark, 36 vjeç janë dënuar me 16 muaj burg pas gjykimit nga gjykata e Leeds Crown.

Grupi i shqiptarëve është kapur që në dhjetor të vitit të kaluar në Moorfield House, në Fieldhouse Walk, Moortown.  Atë kohë policia sekuestroi 811 bimë kanabisi të cilat prodhonin gati 44 kg lëndë narkotike me një vlerë prej 446.000 paund.

Gjithashtu në banesë u gjetën mjete të sofistikuara për kultivimin e drogës  të cilat kapnin vlerën e 45 mijë poundve.

Akuza me të cilën u përballën shqiptarët ishte për prodhimin e kanabisit në formën e një grupi të organizuar kriminal.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT