Reforma Zgjedhore /BE refuzon të jetë pjesë e ‘strukturës së posaçme’ të PD

Pas OSBE edhe Bashkimi Europian ka refuzuar propozimin e Partisë Demokratike, për të qenë pjesë e strukturës së posaçme për Reformën Zgjedhore.
Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Koçijançiç është shprehur se kjo nuk është një çështje që i takon BE dhe ka apeluar për dialog mes palëve.
Koçijançiç është shprehur: “Nuk i takon Bashkimit Europian që të përcaktojë ose të bëjë komente mbi strukturën që duhet të përdoret për të lehtësuar konsultimet dhe më tej reformën zgjedhore. BE rithekson nevojën që të gjithë aktorët politikë të demonstrojnë gatishmëri të vërtetë për të kontribuar, përmes dialogut konstruktiv dhe të avancojnë punën për reformën zgjedhore”
Refuzimi i parë për propozimin me të cilin PD u paraqit në tryezën ndërmjet palëve të thirrur nga OSBE për reformën zgjedhore ishte ai i ambasadorit të OSBE Bernard Broschard, i pyetur nga A2.
Kryeministrit Rama e refuzoi ofertën e PD-së të nesërmen e propozimit të saj./ A2cnn