SPAK shpall në kërkim ish-shefin e RENEA-s, dyshohet për lidhje të forta me krimin
Në kuadër të operacionit të sotëm SPAK ka lëshuar urdhër-arresti për tre efektivë të Policisë së Shtetit. Ish-efektivi i RENEA-s gjithashtu është bërë pjesë e hetimeve të SPAK bashkë me Klodian Jasharin dhe Henrigert Mitrin i cili ka mbajtur pozicionin e drejtuesit të Policisë së Lezhës.
Altin Morina u arrestua në 14 mars të vitit 2023 për shkak se u kap me 113 mijë euro në mkinë të padeklaruara. Në atë kohë Morina deklaroi se paratë janë marrë nga një biznesmen pak para se të arrestohej.
Dyshohet se përveç lidhjes me eksponentë të caktuar të krimit në Shqipëri, ish-efektivi mund të ketë qenë i përfshirë edhe në dhënien e parave me fajde.
Deri tani SPAK nuk ka bërë një njoftim zyrtar mbi urdhër-arrestet e ekzekutuara për personat e akuzuar si të implikuar në ngjarjet e rënda të cilat kanë përfshirë vrasje ose edhe organizata kriminale. Raportohet gjithashtu së operacioni është në vazhdimësi të hetimeve për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, person i cili mbetet ende mister.