Osmani mesazh Kurtit për Asociacionin pas dështimit në KiE: Nuk do të cenojmë vlerat që përbëjnë themelin e vendit tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Kosova ka dështuar përfundimisht të vendoset në agjendë të Komitetit të Ministrave pika për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Ajo përmes një postimi në platformën X, u shpreh se Kosova do të jetë pjesë e KiE dhe se është vetëm çështje kohe. Presidentja po ashtu tha se nuk do të cenoj vlerat që përbëjnë themelin e vendit.

“Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës. Është thjesht çështje kohe. Në këtë rrugë, ne nuk do të cenojmë vlerat që përbëjnë themelin e vendit tonë…”-ka shkruar Osmani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT