EMRAT/ SPAK pas “kokave” të krimit, GJKKO lëshon 43 urdhër-arreste

Gjykata e Posaçme ka lëshuar 43 urdhër arreste ndërsa SPAK po zhvillon operacionet në disa qytete të vendit.
SPAK po zhvillon disa operacione kundër “kokave” të krimit në Shkodër, Tiranë, Vlorë, Lezhë dhe Krujë. Hetimet nisën si pasojë e disa përgjimeve të bisedave në aplikacionet SKY dhe ECC të cilët këta persona i përdorin më njëri- tjetrin për mesazhet e tyre të koduara.
Në shënjestrën e SPAK janë vënë persona të njohur të krimit në vend si Valter dhe Durim Bami, dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Fatmir Hyseni alias Docja apo dy vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj, pjesë e bandës së Shijakut. Ndërkohë Fatmir Hyseni ëhstë në kërkim për dy atentate ndaj Ines Hajrulla dhe Santiago Malkos.
Mes listës së urdhër arresteve është edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, bashkë me nipin, Samuel Ndokën. Astrit Avdilaj i njohur ndryshe si “Niçja”, kreu i bandës së Shijakut, akuzohet për drogë, vrasje, prostitucion gjtihashtu edhe lidhje të forta politike bashkë me vëllanë e tij.
Ata janë arrestuar në tetor të 2018 dhe u lanë të lirë pas dy vitesh.
Në polici janë shoqëruar Armando Ndreca dhe Elvis Ndreca, përkatësisht vëllai i deputetit Eduard Ndreca dhe kushëriri i tij.
Gjatë operacionit u vu në pranga biznesmeni nga Velipoja, Mir Bruli, i afërm i Pëllumb Gjokës, ndërsa u shpall në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.
Gjithashtu në dosje është përfshirë edhe Ervis Martinaj pasi ai është shfaqur në biseda me Behar Bajrin i cili kërkon vrasjen e Gjin Ndoj.
Në përfundim të hetimeve, SPAK dërgoi për gjykim dosjen ndaj të pandehurve, Pëllumb Gjoka, Edmond Preka dhe Behar Brajoviç për vrasjen e Gjin Ndojit, si dhe Astmer Bilalit e Ardirit Hasanbegaj për sigurimin e mjeteve për atentatin ndaj Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit.
Ndërsa ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri akuzohet për zbulimin e të dhënave sekrete, prishjen e provave dhe korrupsionin e zyrtarëve publikë. Gjithashtu prokurori i Shkodrës Xhevair Lita që shfaqej duke komunikuar me anëtarë të grupit për zhvillimin e dosjeve hetimore , i është hequr akuza e grupit kriminal.a