SPAK godet 7 grupe të tjera kriminale/ Merren masa për 50 të akuzuar, 20 arrestohen

Një ditë më parë SPAK kaq nisur megaoperacionin për kapjen e “kokave” të krimit.
Në këto urdhër-arreste, 14 prej tyre janë arrestuar në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit në të cilët, në Itali janë arrestuar 2 persona, në Gjermani dhe Spanjë një dhe në Belgjikë dy persona të cilët janë përfshirë në ngjarjet kriminale.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat arrest me burg për 50 të dyshuar si autorët e veprave penale. Gjithashtu është bërë i mundur edhe dokumentimi i akiviteteve kriminale të këtyre personave të dyshuar gjithashtu dhe autorët e ngjarjeve kriminale të zhvilluara në periudha dhe qytete të ndryshme.
Kryefjalë dhe qendër e këtyre grupeve kriminale është grupi criminal i krijuar nga Ervis Martinj në bashkëpunim me grupin tjetër criminal të Arben Ndokës në Lezhë.
Të dy këto grupe kriminale kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale Ervis Martianaj kontakton shtetasin Viktor Imeri cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit F.H. Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martianaj.
Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi Durim Bami i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit Ervis Martinaj dhe Arben Noka. Grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami bën aleancë me një grup kundërshtar të shtetasit Ervis Martinaj dhe që drejtohet nga shtetasit L.D. dhe Fatmir Hyseni persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Ervis Martinaj dhe Arben Noka dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.
Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës.
Shtetasi Klodian Shahini me detyrë me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Lezhë, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal ndihmonte shtetasin E.R., duke i dhënë informacion në lidhje me automjetet dhe hyrje-daljet e shtetasit Preng Gjini.
Ky hetim tregon se grupet kriminale kanë qenë në gjendje të bënin gjithçka dhe të paguanin shuma të mëdha parash për realizimin e vrasjeve të tyre.