SPAK urdhër arrest për Naim Stafukën! Si u rrëmbye vëllai i tij para 9 vitesh, për të mos u parë më kurrë

Mes urdhër-arresteve të firmosura nga GJKKO me kërkesë të SPAK është dhe Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i cili u rrëmbye dhe u zhduk në shkurt të 2015 në Fushë-Krujë.

Emri i tij për herë të fundit është lakuar në janar të 2022, ku banesës së tij në Fushë Krujë iu vu tritol. Lënda plasëse u vu në derën e shkalleve të një objekti tre katesh ku banonte Naim Stafuka me familjen. Shpërthimi ndodhi pikërisht në vendin ku vite më parë u rrëmbye vëllai i tij.

Naim Stafuka është vëllai  i Enver Stafukës, që në vitin 2015 u rrëmbye nga tre persona të maskuar në afërsi të banesës dhe që prej atëherë nuk dihet asgjë për të.

Vëllai i Naimit, Enver Stafuka u akuzua për vjedhjen në bashkëpunim të automjetit që u përdor në vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, por gjykata e nxori të pafajshëm.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT