Drejtonte mjetin luksoz me shpejtësi marramendëse/ Kush është reperi i njohur që u ndalua nga policia?

Reperi i njohur si Don Xhoni, Xhonatan Isufi, është ndaluar nga policia duke bërë gara shpejtësie në Tiranë.
Ai ishte duke bërë gara me mjetin e tij luksoz, “Lamborghini” ngjyrë portokalli me shpejtësi marramendëse. Policia e ka gjobitur artistin me 40 mijë lekë të reja.
Përveç tij dhe 11 shoferë të tjerë janë arrestuar gjatë kësaj jave për shkelje të rregullave të qarkulllimit rrugor.
Tre prej tyre drejtonin mjetin në gjendje të dehur, dy të tjerë drejtonin pa leje drejtimi dhe pesë të tjerë nuk respektonin sinjalistikën rrugore.
Një tjetër person u vu në pranga pasi kishte tentuar të korruptonte policët.