Ebrahim Raisi, ja kush është presidenti i Iranit

Ebrahim Raisi u zgjodh president i Iranit në qershor 2021. Mullah I njohur e ish- kreu i gjyqësorit që zbaton ligjin islamik sheriatin, Raisi ka një imazh të tmerrshëm ndërkombëtar. Si një “prokuror publik” i ri ishte ndër 4 anëtarët e “Komisionit të Vdekjes” të vitit 1988, i cili pa gjyq vendosi ekzekutimin e të paktën tre mijë personave, por disa vlerësojnë 30 mijë të burgosur politikë. Në Iran, ku padyshim askush nuk ëndërron ta qortojë për atë masakër, gjërat nuk janë më mirë.

Raisi kishte kandiduar tashmë për president në vitin 2017, duke ndërtuar imazhin e një “gjyqtari antikorrupsion”. Më pas ai u gjend përballë Hassan Rouhani, paraardhësi i tij, i mbështetur nga i gjithë fraksioni “reformist”. Në një debat televiziv në atë kohë, Rouhani heshti rivalin e tij duke thënë se “iranianët nuk do të pranojnë ata që kanë varur dhe burgosur njerëz për 38 vitet e fundit”. Raisi ka mbështetjen e të gjithë grupit konservator dhe mbi të gjitha të liderit suprem Ali Khamenei në anën e tij.

I lindur më 14 dhjetor 1960 në Mashhad, qyteti i shenjtë shiit në Iranin verilindor, në një familje fetare, Raisi humbi babanë e tij në moshën 5-vjeçare. Pas studimeve fetare, ai mori një diplomë në të drejtën islame në Universitetin Motahari, në Teheran, dhe para se të merrte presidencën ai punoi si prokuror.

I martuar me vajzën e udhëheqësit të myftiut në Mashhad, Imam Rizait, Raisi konsiderohet një politikan i papajtueshëm nga analistët, të cilët e shohin atë si të favorizuar për të pasuar liderin suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Në vitin 2022, gjatë presidencës së tij, një valë protestash përfshiu Iranin për shkak të vdekjes së të resë Mahsa Amini (e vrarë sepse ajo nuk e mbante si duhet vellon), të cilës Raisi iu përgjigj me një shtrëngim të mëtejshëm të rendit publik, me një sërë dënimet me vdekje.

Sot helikopteri me të cilin ai po udhëtonte me ministrin e Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian dhe dy zyrtarë të tjerë, bëri ulje emergjente në një zonë të pyllëzuar në veriperëndim të vendit, pasi u ngrit nga një zonë në kufi me Azerbajxhani. Fati i presidentit iranian apo personave të tjerë në bord aktualisht nuk dihet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT