Gjykata e Tiranës refuzon kërkesën për gjykim të shkurtuar të akuzuarve për vrasjen e biznesmenit…

Andrew Bodes dhe Albano Velos janë dy të akuzuarit të cilët dyshohen për vrasjen e biznesmenit Edmond Papës.

Një kërkesë e bërë për gjykim të shkurtuar, për dy autorët e dyshuar, është refuzuar nga gjykata e Tiranës. Ndaj dy të pandehurve rëndon akuza e vrasjes me paramendim.

Biznesmeni dyshohet se është vrarë për arsye hakmarrjeje për vrasjen e Aleksandër Sadikaj i njohur ndryshe si “Sanço” në një atentat më minë të telekomanduar. Gjithashtu Prokuroria ka bërë edhe një procedim penal për indentifikimin e personave të tjerë të cilët janë përfshirë në vrasjen e Papës.

Biznesmeni, Edmond Papa u ekzekutua në 16 dhjetor në një lokal në Selitë gjatë kohës që po pinte kafen. Dyshohet se Papa ka qenë i përfshirë në trafikun e   Turqia në Shqipëri dhe Angli. Gjithashtu janë hedhur dyshime se Papa merrej edhe me pastrim parash.

Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit. Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT