Putin telefonatë me presidentin e Iranit, Mokhber. Zbardhet biseda e tyre

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zhvilluar një telefonatë me presidentin e përkohshëm të Iranit, Mohammad Mokhber.
Kremlini ka thënë se dy liderët kanë biseduar me njëri-tjetrin për qëllimet e ndërsjella për të forcuar ndërveprimin ruso-iranian.
Pas vdekjes së presidentit Ebrahim Raisi gjatë një aksidenti ajëror, Mokhber është konfirmuar se do të marrë qeverisjen e vendit në baza të përkohshme.
Ai është pjesë e një këshilli prej tre personash, së bashku me kryetarin e parlamentit dhe kreun e gjyqësorit, që do të organizojë zgjedhjet e reja presidenciale brenda një maksimumi 50 ditësh.