Rama organizon takimin e dytë me diasporën Shqiptare! Ja kur do të mbahet…

Kryeministri Rama ka deklaruar nëpërmjet një postimi në rrjetet e tij sociale se do të organizojë një takim me diasporën në Milano.
Sipas njoftimit të kryeministrit takimi me shqiptarët në Itali do të mbahet në 26 maj në orën 11:00 në Milano.
Takimi pasardhës vjen pak ditë pas takimit të zhvilluar me shqiptarët e diasporës greke, ku Rama u prit nga shqiptarë të cilët jetojnë në shtetin helen gjithashtu edhe nga shqiptarë të nisur nga Shqipëria për të qenë prezent në takim.