Përplasje e ashpër mes kreut të SPAK dhe deputetit Noka/ Incidenti gjatë raportimit të Dumanit te Komisioni i Ligjeve

Një debat ka ndodhur ditën e sotme në Kuvend mes kreut të SPAK, Altin Dumanit dhe Flamur Nokës.

Dumani i është kthyer me tone të ashpra deputetit pasi ky i fundit e ka akuzuar se SPAK ka dekonspiruar operacionin “Metamorfoza”.

Dumani ka “shpërthyer” ndaj deputetit duke i thënë se kjo deklaratë e tij është ofenduese dhe denigruese për personat të cilët po përpiqen ditë e natë për të hetuar një çështje kaq të ndërlikuar.

Gjithashtu kreu i SPAK ka thënë gjatë debatit se ka qenë edhe vetë pjesë e këtyre hetimeve ndaj ai e di lodhjen e atyre që po merren me këtë megaoperacion.

Pjesë e debatit:

Dumani: Pse është copëzuar hetimi për inceneratorët, sepse edhe kallëzimet kanë ardhur si të tilla. Përgjegjësinë do ta zbulojë hetimi, ju e dini që hetimi vijon dhe është në fazën më dinamike

Noka: Si thoni ju nuk kam përgjegjësi

Dumani: Të lutem ta mbaroj, është fyese dhe denigruese të aludosh për personat që me mish dhe me thua janë përpjekur të hetojnë për atë çështje. Kemi punuar ditë natë, orar pa orar. Të lutem ta mbaroj. Nuk është përgjegjësi imja, nuk ka detyrë SPAK të arrestojë

Noka: Është i ligjshëm apo i paligjshëm sipas gjykimit tuaj

Dumani: Unë nuk jap vlerësime! Si mund të shkosh kaq larg të thuash që prokurorët që janë marrë me hetimin kanë dekonspiruar dosjen, po është mundi

Noka: Për sa kohë thoni s’mbaj përgjegjësi..

Bushka: Ju që e keni mikrofonin ndezur dëgjoheni, ju lutem mos flisni nga vendi

Dumani: Unë nuk eci me të dëgjura, kam prova. Ti dëgjon, unë kam prova

Noka: Jeni i luhatur

Back to top button
LAJMET E FUNDIT