“Mik i madh i Ukrainës”/ Zelensky telefonatë me Ramën, presidenti ukrainas zbulon për çfarë diskutuan

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin, Edi Rama.

Raportohet se Zelensky e ka falënderua Ramën për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Samitin e ardhshëm te Paqes që do të mbahet në Zvicër, por ashtu, e ka cilësuar si një mik të madh të Ukrainës. Presidenti ukrainas shtoi se e ka informuar Ramën edhe për situatën në fushëbetejë, sidomos në rajonin e Kharkivit.

“Kam biseduar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, një mik i madh i Ukrainës, për Samitin e ardhshëm të Paqes dhe e falënderova për konfirmimin që Shqipëria do të marrë pjesë. E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e luftës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”, shkruan Zelensky.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT