“Adria Airways” shpall zyrtarisht falimentimin, humbasin lekët e biletave të shqiptarëve

Kompania ajrore “Adria Airways” ka nisur zyrtarisht procesin e falimentit për shkak të problemeve financiare.

Pas ndalimit të fluturimeve për datat 24-25 Shtator 2019, kompania “Adria Airways” lajmëroi vijimin e ndalimit të përkohshëm të operimeve edhe për datat 26 dhe 27 Shtator. Mirëpo, dje më 30 shtator, kompania ka nisur zyrtarisht procedurat e falimentimit në Gjykatën e Rrethit Kranj, në Slloveni.

Procedurat e falimentimit janë ndërmarrë nga administratorët e kompanisë për shkak të bilancit negativ, bazuar Operacionet Financiare Sllovene dhe Procedurat e Falimentimit. Përmes këtyre dokumenteve që vërtetojnë bilancin negativ të kompanisë Gjykata për një periudhë 3 ditore vendos për nisjen e procedurave të falimentit.

Vetë kompania ka njoftuar dje se do të anulojë të gjitha fluturimet pasi kanë nisur procedurat e falimentit. Prej vitit 1992 kjo kompani ka përfshirë krah destinacioneve të tjera ajrore dhe fluturimet në Shqipëri.

Ministria Sllovene për Zhvillim Ekonomik dhe Teknologji tha se qeveria po mendonte krijimin e një kompanie të re kombëtare për të përmirësuar lidhjen ndërkombëtare të Sllovenisë pas rënies së Adrias. Sidoqoftë, Ministria vuri në dukje se ky proces do të kërkonte ca kohë dhe do të nevojitej një partneritet i fortë me Lufthansa, si dhe konsensus politik në vend. Gjatë javës së kaluar, Adria ka anuluar më shumë se 400 fluturime që prekin mbi 15,000 pasagjerë.

Falimentimi i kompanisë lë pa punë rreth 558 punonjës, ndërsa preket dhe tregu shqiptar, punonjës por kryesisht dhe qytetarë të shumtë të cilët kanë prerë bileta pranë Adria Airways.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT