VIDEO monstruoze të grave të mbajtura peng nga Hamasi, shihen me gjak dhe…

Familjet e pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi publikuan të mërkurën një video rrëqethëse që tregon keqtrajtimin e grave të mbajtura nga grupi terrorist.
“Ky është realiteti që po durojnë”, theksojnë familjet e pesë ushtarëve femra të cilat në video i shohim duke u kërcënuar me armë nga terroristët e Hamasit.
Videoja tregon arrestimin e pesë grave nga terroristët e Hamasit më 7 tetor të vitit 2023 , kur këta të fundit sulmuan bazën ushtarake Nahal Oz në jug të Izraelit.
(TRIGGER WARNING)
A video of the instances in which female IDF observers were kidnapped from the IDF Nahal Oz base to the Gaza Strip on October 7 was published on Wednesday evening.
Read more: https://t.co/rSRzPIT3uy pic.twitter.com/klx2G1BoDS
— The Jerusalem Post (@Jerusalem_Post) May 22, 2024
Ato janë të gjitha të tronditura, madje dy prej tyre kanë gjak në fytyrë dhe rroba. “Bëni foto,” thotë dikush. Pastaj i vendosin të ulen në dysheme dhe u thonë se “vëllezërit tanë u vranë për shkakun tuaj. Ne do t’ju vrasim”. “Këto janë vajzat që mund të mbeten shtatzënë”, thotë dikush. Më pas, gjithmonë nën kërcënimin e armëve, i ngarkojnë në një xhip.
Pamjet u kapën nga kamerat e trupit të mbajtura nga terroristët e Hamasit atë ditë teksa ata sulmuan bazën pranë kufirit të Gazës. Ata janë Liri Albag, Karina Ariev, Agham Berger, Daniela Glimboa dhe Naama Levy .
Familjet thonë se “videoja shqetësuese është realiteti i Agam, Daniela, Liri, Naama, Karina dhe 123 të tjerë të mbajtur peng për 229 ditë. Videoja është një dëshmi e dështimit të kombit për të rikthyer pengjet, të cilët janë braktisur prej 229 ditësh. Qeveria izraelite nuk duhet të humbasë asnjë moment tjetër, duhet të kthehet sot në tryezën e bisedimeve!”.
Edhe sot e kësaj dite, të pesë gratë mbahen peng. Dy gra të tjera u rrëmbyen gjithashtu, njëra prej të cilave u lirua dhe një tjetër u vra nga Hamasi, trupi i së cilës u riatdhesua