“Rreziku i një lufte në rajon është real”/ Paralajmëron Kurti: Serbia po bashkëpunon me Rusinë, Kinën dhe Iranin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ngritur sërish akuza ndaj Serbisë, duke thënë se Beogradi zyrtar intensifikon bashkëpunimin me Rusinë, Kinën dhe Iranin.

Sipas Kurtit, kjo lëvizje përbën një rrezik të vërtetë për, siç tha ai, një luftë të re në rajon. Gjatë fjalimit në Konferencën e Mbrojtjes, që po mbahet në Londër, Kurti tha se rreshtimi i Serbisë me Rusinë, është një “qasja shkatërruese” ndaj Kosovës, dhe armatimi i shpejt tregon se qëllimi i Serbisë është përshkallëzimi i konfliktit.

Kurti tha se në kohën kur Evropa po përjeton një luftë, duke iu referuar luftës në Ukrainë, nuk duhet të injorohet edhe një luftë më rajon.

“Tre nga katër brigadat e kombinuara të ushtrisë së Serbisë, përfshirë 48 baza operuese përreth kufirit me Kosovën, duke mos përfshirë edhe njësi të tjera të specializuara, janë të stacionuara në jug të territorit, afër kufirit me Kosovën. Kërcënimi nuk është thjesht teorik. Rreziku i një lufte të re është i vërtetë”, tha Kurti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT