SHIFRAT: “52% e studentëve të pakënaqur me universitetet shqiptare”

Ministrja e Arsimit Besa Shahni ka publikuar një pyetësor të zhvilluar tek studentët mbi institucionet arsimore.

Në sondazhin e zhvilluar në prill-maj 2019,  89 mijë pyetësorë iu dërguan studentëve dhe 31.2% e tyre në nivel kombëtar e plotësuan.

Sipas sondazhit të publikuar nga ministrja Shahini, 52% e studentëve shprehen se institucionet ku studiojnë nuk i plotësojnë pritshmëritë e tyre.

66% e studentëve thonë se personeli akademik është kompetent në shpjegimin e njohurive ndërsa 55% tyre shprehen se infrastruktura mbështetëse është e pamjaftueshme.

Ministrja Shahini shkroi në Facebook se në sondazh u mblodhën opinionet e studentëve mbi 6 çështje kryesore: organizimi i institucionit, burimet e institucionit, kurrikulat dhe përmbajtja, mësimdhënia dhe mësimnxënia, aktiviteti kërkimor dhe mbështetja ndaj studentëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT