Turi çiklistik i Shqipërisë/ Përplasen disa çiklistë në aksin Kuç-Qeparo, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Turi çiklistik i Shqipërisë është shoqëruar me incidente në etapën e katërt të tij.
Mësohet se disa prej çiklistëve janë përplasur në aksin Kuç- Qeparo, ndërsa dy prej janë në gjendje të rëndë.
Etepa e katërt në edicionin e 81-të, përfshin itinerarin Vlorë- Himarë – Llogara.
Edicioni startoi me datë 20 të këtij muaji nga Sheshi ‘Skëndërbej’ në Tiranë, ndërsa etapa e pestë dhe e fundit e cila starton nesër në orën 10:00 nga Vlora për në Fier.