Berat Buzhala publikon foton e Berishës me Çun Lajçin: Kur sheh kush është alternativa kryesore politike në Shqipëri…

Sali Berisha ka thyer sërish masën e arrestit të shtëpisë të dhënë më 30 dhjetor 2023 nga GJKKO.
Ai ka futur në banesë aktorin Çun Lajçi, të cilën e ka qerasur me ‘meze’ dhe me një gotë, edhe pse gjykata ia ka ndaluar kontaktet me personat e tjerë.
Ajo që bie në sy është që në banesë, Berisha ka dhe një pistë vrapimi, të cilën nuk e dimë për çfarë e mban, pasi në moshën që është nuk mendojmë se mund ta përdorë.
Gazetari Berat Buzhala ndërkohë ka publikuar foton e Berishës me Çun Lajçin, ndërsa shkruan me ironi:
”I kam lexu dje nja dy tri shkrime ne mediat ma te fuqishme boterore per Inteligjencen Artificiale, per Sam Altmanin edhe per rritjen enorme te kompanise Nvidia, qe merret me prodhimin e mikrochipave.
Gjithashtu i kam lexu edhe nja dy shkrime qysh Kina eshte rrite fuqishem ne teknologjine green, posacerisht ne panelet solare.
Mandej çohesh ne mengjes edhe e sheh kush osht atlternativa kryesore politike ne Shqiperi.
Perfekt. Kqyrja doktorit trademill’in. Dekshi sonte”.