Vettingu në policinë shqiptare përballë vështirësive të shumta

Vetingu në polici po përballet me vështirësi të shumta jo vetëm nga refuzimi i institucione kushtetuese për dhënien të informacioneve për drejtuesit e Policisë por edhe me dorëheqjen e stafit teknik. Një anëtar i Komisionit të Jashtëm të Vlerësim dhe tre të tjerë të sekretariatit teknik kanë kërkuar të largohen për shkak të numrit të lartë të dosjeve.

Lëvizjet e shumta që kanë ndodhur në nivele drejtuesish në Policisë e Shtetit dhe në Gardën e Republikës, kanë vënë në vështirësi procesin e Vettingut në radhët e uniformave blu.

Në të njëjtën kohë, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit po përballet kohët e fundit me disa dorëheqje. Konkretisht, një anëtër i Komisionit të Jashtëm dhe tre të tjerë nga sekretariati teknik kanë kërkuar të largohen për shkak të numrit të lartë të dosjeve që duhet të shqyrtojnë.

Fakti se dosjet për shqyrtim janë më tepër se sa sekretariati teknik mund të përballojë u  bë i i ditur, pak kohë më parë, nga kryetarja e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit Ana Kapaj, e cila kërkoi dyfishim të stafi të saj, siç u veprua me procesin e Vettingut në Drejtësi.

Përveç mungesës së burimeve njerëzore dhe dorëheqjeve që kanë paraqitur personeli mbështetës,  Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, po përballet edhe me refuzimet e vazhdueshme nga të dy institucionet kushtetuese, si SHISH dhe Prokuroria e Përgjithshme. Nga verifikimet e nënkomisionit të Sigurisë ka rezultuar se dokumentacioni nuk është dorëzuar në kohë për punonjësit e policisë, siç e parashikon ligji, brenda 15 ditëve.

Edhe Qendra Kombëtare e Biznesit, nuk ka respketuar afatet e kohore për të dorëzuar informacionet për 45 dosjet e para për gradën më të lartë në Policinë e Shtetit.

Vettingu në polici ende nuk ka një datë nisje, ndërsa është përcaktuar si afat përmbyllës për 250 dosjet me gradën drejtuese, një vit pasi të këtë filluar procesi. /AbcNews

Back to top button
LAJMET E FUNDIT