“Marsh nga ditët tona” / Rama nuk harron batutat, puth në ‘tullë’ himariotin: Më paralajmëruan se do të dilje me parulla…

Takimi i sotëm i kryeministrit Edi Rama me banorët e Himarës është shoqëruar me batuta dhe të qeshura.

Teksa banorët kanë marrë sot 400 certifikata pronësie, mes atyre që përfitoi certifikatë pronësie ishte dhe Aleks Bala, një personazh që herë pas here ka protestuar sa herë që Rama ka shkuar në Himarë.

Ishte vetë Rama që e përmendi Aleksin, ndërsa e puthi atë madje dhe në kokë, ndërsa tregoi se çfarë i kishin thënë.

Ai tha se e kishin paralajmëruar se Aleks Bala do të protestonte me parulla, por sot u pajis me certifikatë pronësie.

Ndërkohë, një e moshuar e uroi për jetëgjatësi Ramën, ndërsa tha; “Marsh nga ditët tona”, teksa Rama tha se nuk ka burrë që të marrë nga ditët e grave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT