FOTO/ U vetëvra me armën e shërbimit, kush ishte efektivja 21-vjeçare, dje gjatë turnit në Kamëz…

Aldorjana Loshi është efektivja e policisë që i dha fund jetës këtë të premte ndërsa ndodhej në banesë e vetme.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat ajo punonte prej një viti e gjysmë në komisariatin e Kamzës. Gjatë turnit të një dite më parë, mësohet se ajo nuk ka shfaqur asnjë shqetësim që mund të shkaktonte dyshime se ajo do të ndërmerrte aktin e vetëflijimit.

Mësohet se viktima jetonte vetëm në një banesë me qira në zonën e “Ali Demit”. Paraprakisht do hetohet nëse ajo ka qenë në depresion, teksa nuk përjashtiohet pista që të ketë qenë duke pastruar armën dhe të ketë qëlluar veten aksidentalisht.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT