E cuditshme! Po hetonte vrasjen e Kacifas, jep dorëheqjen prokurori i Krimeve të Rënda

Prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi ka dhënë dorëheqjen sot, për arsye shëndetësore.

Prokurori i është drejtuar me një kërkesë KLP-së, e cila e ka pranuar në mbledhjen e sotme.

Seferi ndryshe njihet dhe si prokurori i “Kacifas”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda u përfshi në ngjarjen e Bularatit, ku gjatë shkëmbimit me armë zjarri ndaj policisë u vra shtetasi Konstandinos Kacifas.

Është e cuditshme se si është zvarritur kaq gjatë hetimi i vrasjese se terroristit Kacifas dhe se si atëhere kur hetimet duhet të mbylleshin, prokurori Seferi ka dhënë një doreheqje të shpejtë dhe të pakuptimtë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT