Policja i dha fund jetës me armën e shërbimit, arrestohet i dashuri! Ja mesazhi i fundit që dërgoi 21-vjeçarja

Policia ka arrestuar të dashurin e punonjëses së Policisë, Aldorjana Loshi, e cila vrau veten me armën e shërbimit ditën e djeshme.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Todi Shkurti”, është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj”, njoftoi policia.
Ndërkaq, është zbuluar dhe mesazhi i fundit i viktimës, drejtuar të dashurit të saj.
“Kur të vish derën po ta lë të hapur, zoti të ruajt”, i ka shkruajtur e reja të dashurit të saj, i cili është vënë në prangat e policisë.
I arrestuari dyshohet si shkaktari i vetëvrasjes, për këtë arsye është vënë në pranga. Ndërkohë që dyshohet se ata kanë pasur konflikt normal në çift.
21-vjeçarja Aldorjana Loshi, efektive në komisariatin nr.5 në Kamëz i dha fund jetës me një plumb në gjoks me armën e shërbimit.
Dyshohet se ajo ishte e vetme në shtëpi kur i dha fund jetës jetës, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të hapur derën e banesës së saj.
E reja me origjinë nga Klosi i Mirditës jetonte e vetme në rrugën “Ali Demi” në Tiranë dhe prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin nr.5 si patrullë e përgjithshme. Efektivja nuk e kishte babanë, ndërsa la pas nënën dhe një vëlla më të vogël.
Efektivja nuk e kishte babanë, ndërsa la pas nënën dhe një vëlla më të vogël.
Sipas informacioneve gjatë turnit të një dite më parë ajo nuk ka shfaqur asnjë shqetësim që mund të shkaktonte dyshime se do të ndërmerrte aktin e vetëflijimit.
Ende nuk dihen arsyet që çuan të renë në aktin ekstrem, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.