Duke parë ndeshjen në “Air Albania”, Armando Broja shihet nën shoqërinë e këtij ministri (VIDEO)
Në finale e vogël të kampionatit shqiptarë mes Skëndërebut dhe Vllaznisë, ka qenë dhe një nga personazhet special, sulmuesi kuqezi i Fulhamit, në pronësi ende të Chelsea, Armando Broja.
Ende pa ditur listën se cilët do të jenë 26 fatlumët që do të veshin fanellën kuqezi në Europian, disa prej tyre kanë mbërritur, ndërkohë i pari që shfaqet në stadiumin “Air Albania” në pasditen e sotme ishte pikërisht lojtari më i përfolur i momentit.
Në praninë e ministrit të brendshëm taulant Balla dhe babait të tij, Broja ka ndjekur pak nga futbolli ynë, nga ajo ndeshje me pak tifozë vërtetë por me 5 gola e cila në fund nxorri fitues pikërisht Skëndërbeun që mundi Vllazninë me shifrat 3-2.