Pse Spanja njeh Palestinën dhe jo Kosovën?

Qeveria spanjolle njoftoi sot se do të njihte shtetin palestinez.
Është interesante po të mendosh çfarë është duke njohur konkretisht Spanja? Sepse shteti palestinez nuk ka as kufij të qartë (arabet nuk pranojnë kufijtë e ndarjes në 1947), as kryeqytet të qartë (në planin e ndarjes të 1947 Jeruzalemi kishte status special të pavarur nga Izraeli dhe arabët), as qeverisje të qartë (Autoriteti Palestinez në Bregun Perëndimor dhe Hamasi në Gaza), as kontroll mbi territorin (Izraeli kontrollon ushtarakisht Gazën, Jeruzalemin dhe pjesë të Bregut Perëndimor deri dhe kufijtë me Jordaninë dhe Egjiptin.
Çfarë është duke njohur Spanja, kur ndërkohë nuk njeh Kosovën që ka të gjitha elementet e një shteti, kufij, kryeqytet, qeverisje, kontroll mbi territorin e me tepër shtet ligjor dhe demokraci?!
Pse ky trajtim me standarte të dyfishta?!
Do ishte mire nga ana e Shqipërisë dhe e Kosovës të kishte inisiative diplomatike në drejtim të Spanjës për të kuptuar pse ky trajtim diskriminues ndaj Kosovës që është shumë herë më e përparuar dhe e qartë nga ana e parimeve për ekzistencën e një shteti sesa rasti i Palestinës.
Inisiative që është mirë të bëhet dhe tek aleatët për të bërë presion mbi Spanjën ose minimumi të bëhet e qartë që qëndrimi i Spanjës ndaj Kosovës është absurd, i palogjikshëm dhe si i tillë duhet patur parasysh në të ardhmen nëse hapen tema në lidhje me të. (Endri Tafani)