FOTOT: Çfarë nuk u pa nga takimi i Ramës me shqiptarët e Italisë

Mijëra shqiptarë u mblodhën paraditen e sotme në pallatin e sportit në ‘Busto Arsizio’ lokalitet afër qytetit të Milanos për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri Edi Rama në kuadër të turit me diasporën.
Edhe në këtë takim, stadiumi ishte i mbushur plot, ndërsa ajo që ra në sy ishin edhe flamujt italianë që valëviteshin mes flamujve shqiptarëve, ndryshe nga Athina.
Shqiptarët që kishin mbushur pallatin e sportit e pritën me entuziazëm kryeministrin Rama. Jo vetëm kaq, shumë të tjerë ndoqën jashtë përmes ekraneve eventin i cili nisi me hite shqiptare të kënduara nga këngëtarë të njohur shqiptarë.
Fjalimin kryeministri Rama e nisi duke i shprehur mirënjohjen e thellë për mikpritjen që i kishin bërë shqiptarët e Italisë, të cilët me punën dhe guximin ia dolën të ktheheshin në europianët e rinj të Italisë dhe përbashkuesit më kryesorë të dy brigjeve të Adriatikut.
Pjesë e këtij takimi ishin dhe këngëtarë të njohur si Alban Skënderaj, Noizy, Elhaida Dani, Artiola Toska të cilët performuan këngët më të mira.
Pas Milanos, Rama do të takohet me shqiptarët e Londrës në 2 qershor dhe 16 qershor në Düsseldorf.