VIDEO/ Gjuha arbëreshe është e vjetër, por shqiptarët na kuptojnë! Flet at Pietro Lanza

Arbëreshët e Kalabrisë kanë shumë histori dhe rrëfime për të treguar, duke nisur nga sfidat për të ruajtur gjuhen dhe zakonet shqiptare.
Kësaj here gazetarja Greta Topjana për “Profil” ka sjellë rrëfimet e arbërëshëve të jugut të Italisë të cilët edhe pas më shumë se 500 vitesh ruajnë me heroizëm gjuhën shqipe, traditat, këngët dhe vallet shqiptare.
Në qytezën arbëreshe Shën Vasil takuam Atin Pietro Lanza i cili tregoi që fatkeqësisht gjuha arbëreshe nuk mësohet në shkolla por ata e mësojnë në shtëpi dhe në kishë. Gjuhën e trashëgojnë brez pas brezi. Në këtë rrëfim ai ka treguar se kur ai flet ngadalë shqiptarët ja kuptojnë gjuhen se shumë gjera janë ruajtur po njesoj paavrësisht fjalëve që janë ndryshe…por ne jemi një dhe gjuha bashkë me zakonet duhen ruajtur.