Vetëvrasja e polices në Tiranë, lirohet i dashuri: Fshiu bisedat nga celulari i saj, pas ngjarjes së rëndë

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit arrest në shtëpi për Endri Niken, i dyshuar për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nika u arrestua pasi rezultoi që kishte fshirë mesazhet në celularin e të dashurës së tij, Aldorjana Loshi, policja që u gjet e vetëvrarë në banesën e saj.

E reja shërbente në Komisariatin e Policisë nr.5.

Ajo u gjet pa shenja jete, pak ditë më parë në banesën ku jetonte në rrugën “Ali Demi”.

Hetimet vijojnë për të zbuluar shkaqet se përse e reja i dha fund jetës me armën e shërbimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT