“Kryeministri të hapë krahun”, Rama: Është njësoj si një karrocë me kalë t’i thotë një treni hapu

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj interesimit të mediave lidhur me deklaratën e Bashës i cili tha se nëse kryeministri nuk e zbaton dot planin e PD për reformën zgjedhore, është mirë “të hapë krahun”.
Për këtë deklaratë Rama me ironi tha se “është njësoj si një karrocë me kalë ti thotë një treni hap krahun”.
“Unë mendoj që nuk është e rëndësishme të harxhojmë kohën e njëri tjetrit dhe të njerëzve me këtë procesin ai tha po ti si thua pastaj do shkoni te ai do i thoni ai tha ashtu.
Më mirë merremi me njerëzit me problemet reale.
Tërmetet artificiale unë kam në dorë ti krijoj, por jo ti parandaloj.
Tërmetet natyrale largqoftë askush nga ne si ndalon dot, ajo që kemi në dorë është të bëjë ëfarë kemi në dorë. Kështu që është njësoj si një karrocë me kalë t’i thotë një treni hap krahun. Mirupafshim”- tha Rama. (TemA)