Fatmir Mediu rrugëve dhe korridoreve të Uashingtonit: I informova për rrezikun rus dhe kinez

Fatmir Mediu, që sa herë ka gjyqin në Shqipëri, udhëton në Amerikë, për të treguar se ka mbështetje amerikane, ka postuar disa foto nga Uashingtoni.
Ai ka kapur disa kongresmenë në rrugë apo në korridoret e Kongresit amerikan me të cilët ka bërë foto, dhe thotë se ka diskutuar me ta nga korrupsioni, tek rreziku rus e kinez.
“Gjatë vizitës në Kongresin amerikan pata kënaqësinë të takohem me kongremen demokrat dhe republikan, senatorin Joe Manchin, kongresmenët Pete Sessions Texas, Tracy Mann Kansas, Ben Celine Virginia, Tim Walberg Michigan, Tom Souzzi Neë York, Jonathan Jackson, Robert Aderholt Alabama me të cilët biseduam për situatën në rajonin e Ballkanit, ndërhyrjet e Rusisë dhe Kinës.
Kërcënimi i parë për rajonin e ballkanit është korrupsioni dhe krimi i organizuar. Mos funksionimi i lighit dhe ibstitucioneve demokratike, mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Rrikthimi tek ndarjet dhe retorikat nacionaliste, kondlikteve të vjetra për qëllime pushteti. Mungesa e reformave dhe zhvillimit ekonomik të cilat kanë krijuar terren për ndërhyrje të aktorëve të tretë si Kina dhe Rusia.
Rrezikun nga sjellja e Serbisë e lidhur me politikën e Rusisë, problemet në Bosnjë nga kërkesa për largimin nga Feserata e BiH e Republika Sërbska dhe rrezikun që mbart ajo
Situata në Kosovë dhe nevoja plr ndërhyrje më aktive nga SHBA në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me qëllim final njohjen reciproke të dy shteteve.
Nevoja për një bashkëpunim të fortë të SHBA me vendet e NATOs në Ballkan me qëllim parandalimin e cdo konflikti të mundshëm”, shkruan Fatmir Mediu, që siç duket nga fotot që ka postuar vetë, nuk ka realizuar asnjë takim, por thjesht disa foto në këmbë.