“Ishte tentativë vrasjeje”/ Kolegu i Sokol Mëngjesit tregon pse u dhunua avokati: Kohët e fundit…

Avokati Sokol Mëngjesi është qëlluar me sende të forta në kokë këtë mëngjes nga disa persona të paidentifikuar, në rrugën “Pjetër Bogdani” në kryeqytet.
Incidenti ndodhi rreth orës 08:30 në kopshtin 31. Autorët, dyshohet se ishin tre, e dhe mësohet se i kanë bërë pritë avokatit, sapo ai kishte lënë djalin e tij në kopsht, në zonën e ish-Bllokut. Ata janë konfliktuar me fjalë, e më pas kanë nisur ta godasin, fillimisht me grushte e më pas me mjete të forta, në kokë dhe në trup.
Përfaqësuesi ligjor i Berishës dyshohet se është dhunuar për çështje pronësie, megjithatë ende nuk ka një pistë të konfirmuar.
Kolegu i tij, avokati Franc Nuri teksa foli në “Shqipëria Live”, e cilësoi sulmin si tentativë vrasjeje, teksa u shpreh se Mëngjesi nuk ka pasur kërcënime kohët e fundit.
“Do e cilësoja si tentativë vrasjeje, një atnetat të mirëfilltë. Nuk ka rëndësi kush është personi, por kjo është një tentativë e qartë vrasjeje. Uroj që mos ketë lidhje me prapavijë politike, sepse do ishte një ngjarje shumë e rëndë, apo edhe me klientë të tij. Nuk ka pasur asnjë lloj kërcënimi kohët e fundit, apo ndonjë klient problematik.“- tha avokati.