Kush është futbollisti 26-vjeçar, u identifikua si një nga autorët e dhunimit të Sokol Mëngjesit

Një nga katër autorët të cilët kanë dhunuar sot avokatin Sokol Mëngjesi, është identifikuar si Romario Tabaku, aktualisht i shpallur në kërkim.

Mësohet se Tabaku është futbollist dhe deri një vit më parë ka luajtur me Tërbunin.

Ndërsa policia ka sqaruar të gjithë dinamikën e ngjarjes, dhe ka identifikuar autorët të cilët e goditën avokatin për shkak të detyrës, konkretisht pas një gjyqi që ai i kishte përfaqësuar, për çështje pronësie.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT