Dyshohet se organizoi sulmin ndaj avokatit Mëngjesi/ Zbardhet dëshmia e Dritan Nanos në polici

Është zbardhur dëshmia e një prej autorëve të dyshuar ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesit.

Mësohet se Dritan Nano, i cili akuzohet si personi që organizoi sulmin ndaj avokatit, ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen.

“Nuk e organizova unë sulmin ndaj avokatit. Nuk kam lidhje me ngjarjen”, ka dëshmuar para hetuesve Dritan Nano.

Ndërkohë, policia dyshon se Nano e ka organizuar sulmin në formë presioni ndaj avokatit, për konfliktin e pronave që ai kishte me familjarët e tij, të cilët përfaqësoheshin nga Mëngjesi.

Nano mësohet se ishte në një çështje gjyqësore për një pronë të Kopshti Botanik në Tiranë, bashkë me familjarë të tjerë, dhe ai e kishte humbur gjyqin. Ai që ka refuzuar të paguajë studion ligjore dhe në të tilla kushte, avokati Mëngjesi ka kërkuar të respektohet kontrata që kishin lidhur duke hedhur në gjyq Nanon. Po pasojë të kontratës që kishin lidhur më herët, avokati Sokol Mëngjesi ka arritur që pronën e Nanos ta bllokojë me përmbarim duke mos lejuar që ta shisnin.

Për këtë arsye, Nano dyshohet se ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore dhe familjare duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte. Ata i takuan përpara një muaji ku nuk ranë dakord dje prej asaj kohe kërcënimet ndaj avokatit kanë vijuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT