EMRAT/ Arrestohen gazetari dhe punonjësja e AMP-së në Tiranë, në kërkim shefi! Ja për çfarë akuzohen

Një gazetar dhe një punonjëse e Agjencisë së Mbikëqyrjes policore kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se u arrestuan në flagrancë Regina Omeri, me detyrë punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës dhe Ervis Hasanaga me profesion gazetar si dhe u shpall në kërkim Kushtrim Selimi, me detyrë Shef Sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë të Mbikëqyrjes Policore.

Gjatë hetimeve të kryera bazuar në kallëzimin penal të një personi, ka rezultuar se ata në bashkëpunim më njëri tjetrin, kishin hapur një portal media online me emrin “Shqipnews”, në të cilin publikonin lajme të rreme, për titullarë institucionesh, duke denigruar figurën e tyre.

Shkrimet ishin anonime dhe shpërndaheshin online dhe në rrjetet sociale të lidhura me këtë portal.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT