Dyshohet se porositi dhunimin e avokatit të Berishës/ Publikohet FOTO e Dritan Nanos

Personi që shihni në foto është Dritan Nano, i dyshuar si “porositësi” i sulmit të avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje e ndodhur paraditen e djeshme në ambientet e një kopshti privat në Tiranë.

Ka qenë Dorian Aliaj, një nga autorët e vetëdorëzuar të sulmit i cili deklaroi sot në dëshminë e tij para hetuesve se Dritan Nano e kishte porositur sulmin, dhe se autorët e kishin kryer porosinë për miqësi. Sakaq vetë Nano ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se nuk është ai organizatori dhe se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Lidhur me ngjarjen tre autorët e tjerë të sulmit Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabaku, vijojnë të jenë në kërkim nga Policia, ndërkohë që janë ngritur kontrolle në të gjitha pikat kufitare.

Nga ana tjetër, avokati Mëngjesi i cili ra pre e sulmit, aktualisht ndodhet në terapi intensive te Spitali i Traumës ku raportohet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Shkak për sulmin ndaj avokatit u bë një konflikt pronësie mes Nanos dhe familjarëve të tij, që përfaqësoheshin nga Mëngjesi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT