Prej dy ditësh në koma/ Si paraqitet gjendja e avokati Sokol Mëngjesi pas dhunimit

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi, vijon ende të jetë në intubim pas dhunimit brutal, dy ditë më parë.
Shefi i shërbimit të Neurokirurgjisë, Fatos Olldashi ka thënë për Top Channel, se gjendja e tij paraqitet e stabilizuar, por për sa kohë është në inturbim, ka rrezik. Ai shtoi se vazhdojnë parametrat e qëndrueshme dhe uljen e ënjtjes që ka në pjesën e ballit pas goditjes, to tentohet nxjerrja nga koma artificiale.
Avokati u dhunua mëngjesin e të mërkurës, 29 maj, pasi la djalin e tij në kopsht, në zonën e ish-Bllokut. Shkak për dhunimin u bë një konflikt i vjetër me një klient të tij, për çështje pronësie.
Sokol Mëngjesi është përfaqësuesi ligjor i ish-kryeministrit Berisha dhe dhëndrit të këtij të fundit, Jamarbër Malltezi, në dosjen hetimore për privatizimin e kompleksit “Partizani”.