“Do të bënim s*ks në shtëpinë e tij”/ Zbardhet dëshmia e shqiptares që u përdhunua dhe torturua në Greqi

Është zbardhur deklarata e Gabriela Çelës, shqiptarja e cila u përdhunua dhe u torturua nga një palestinez në Greqi.

Ajo ka deklaruar se nuk e njihte 27-vjeçarin Mohammad Odi, por pasi e kishte takuar ditën e hënë, kishin rënë dakord për të kryer marrëdhënie në shtëpinë e tij.

“Të dy ramë dakord të shkonim në shtëpinë e tij për të bërë seks”, ka deklaruar shqiptarja.

Më tej, ajo ka treguar se sapo ka hyrë në shtëpinë e tij, i riu e ka sulmuar atë, duke e rrahur dhe detyruar të kryejë seks oral kundër dëshirës së saj.

Sipas saj, ai ka vazhduar ta dhunojë deri sa humbi ndjenjat duke shtuar se nuk mban mend asgjë se çfarë ka ndodhur. Kur u zgjua, 34-vjeçarja tregoi se nisi të bërtiste duke kërkuar ndihmë, derisa policia ra në gjurmët e saj.

Historia e tmerrshme u zbulua mesditën e së hënës, kur oficerët e policisë po kalonin në kryqëzimin e rrugëve Sokratous dhe Xouthou në Athinë, dhe u përballën me 27-vjeçarin dhe gjatë kontrollit iu është gjetur një thikë. Ai u dërgua në komisariat dhe u arrestua.

Më pas, rreth orës 21:20 të mbrëmjes të së njëjtës ditë, teksa një patrullë policie po kalonte në rrugën Xouthou, dëgjuan një person që bërtiste duke kërkuar ndihmë nga një ndërtesë e braktisur.

Policia ka shkuar menjëherë në katin e 1 të pallatit, nga ku kanë ardhur thirrjet për ndihmë dhe kanë konstatuar një derë të mbyllur me dry dhe në anën e pasme të saj një grua të mbyllur brenda.

Punonjësit e policisë thyen drynin dhe pasi u futën në ambientet e brendshme, gjetën në krevat shqiptaren, të lidhur në të gjitha gjymtyrët me plagë në kokë dhe në të gjithë trupin. Në të njëjtën kohë, e reja kishte marrë një plagë me thikë në kofshën e majtë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT