“Shqipëria meriton më shumë”/ Basha nis fushatën 1 vit më herët, prezanton programin

Kryetari i PD zyrtare, Lulzim Basha ka ndezur motorët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke prezantuar edhe programin politik, që sipas tij do ti japë zgjidhje halleve të shqiptarëve.

Basha përsëriti qëndrimin e Partisë Demokratike, për të mbështetur drejtësinë e re që të çojë prapa hekurave zyrtaret e korruptuar.

“Jo vetëm për të ndarë me njëri tjetrin analizën e hollësishme të halleve dhe shqetësimeve të bëra kapicë në këtë vend. Siç e dini ju këto hallë janë shkruar në lëkurë të shqiptarëve, janë shkruar në bilancet e familjeve shqiptare. Këto halle dhe probleme nuk kanë ardhur vetvetiu. Shqipëria nuk është zbrazur vetvetiu.

Vendi keq qeveriset në mënyrën më të papërgjegjshme. Një qeveri e kapur në flagrancë nga shqiptarët, partneret dhe drejtësia. Organove të drejtësisë i rikonfirmojmë mbështetjen e pakursyer për të çuar prapa hekurave zyrtarët e korruptuar.

Denoncimet nuk do të shterojnë. Shqiptarët presin zgjidhje dhe ne jemi këtu për të shpalosur këto zgjidhje para shqiptarëve. Një Shqipëri e plakur nga emigracioni, familje shqiptare që lëngojnë, rini e pasigurt, papunësi kronike, këto janë produkte të shportës së Edi Ramës.

PD si e vetmja forcë politike vjen sot me një përfaqësim të plotë të ekipit më të mirë të eksperteve, të cilët në bashkëpunim me ekspertët e aleatëve tanë strategjikë, nga SHBA në Gjermani ju paraqesim sot shqiptarëve programin e PD ‘Shqipëria meriton më shumë’. Sot nisim një udhëtim disa mujor.”- tha Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT