E RËNDË/ Fëmija shqiptar MBYTET në ujërat e plazhit grek, u largua nga shtëpia pa lejen e nënës

Një fëmijë i moshës 6-7 vjeç me origjinë shqiptare është mbytur ditën e sotme në një plazh në Greqi.

Djali i vogël, Nikolas, i ka kërkuar leje nënës së tij të shkone për të notuar në plazh ndërkohë që ajo nuk e ka lejuar ai ka dalë fshehurazi dhe ka shkuar në plazhin dhjetë metra largë shtëpisë së tyre.

Ngjarja ka ndodhur në komunitetin lokal të Arvit në Kretë.

Sipas raportimeve të mediave greke, disa minuta pasi djali ishte larguar nga shtëpia ai është nxjerrë i pajetë nga uji.

Një banor pranë plazhit ka parë djalin duke notuar pa ndjenja dhe ka ndërhyrë menjëherë duke thirrur urgjencën. Burimet bëjnë më dije se djali ishte duke notuar  me fytyrë përtokë në ujë.

Në vendngjarje kanë shkuar banorë të fshatit dhe kalimtarë të rastit, të cilët me ndihmën e një defibrilatori dhe mjekët kanë tentuar të rikthejnë fëmijën. Ambulanca ka mbërritur menjëherë dhe fëmija është transportuar në Qendrën Shëndetësore të Viannos, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT